Please enter at least 3 characters.

LSM në protestë më 14 mars, do të kërkohet që paga minimale të jetë 600 euro

2023/05/lsm-protesta.png
LSM nesër në protesta: Pagat e punonjësve në Maqedoni janë në të ulëtat në rajon
LSM nesër në protesta: Pagat e punonjësve në Maqedoni janë në të ulëtat në rajon

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë do të dalë në një protestë të madhe të punëtorëve më 14 mars, në orën 12:05. Ata thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për një pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera për 100 euro.

Ky epilog vjen pasi të hënën në Këshillin Ekonomiko-Social u informua se paga minimale nga marsi do të rritet vetëm për 1.667 denarë sipas harmonizimit ligjor. Përfaqësuesit e LSM-së e lanë mbledhjen dhe njoftuan se beteja për paga më të larta do të vazhdojë në rrugë.

Nëse as kjo nuk sjell rezultat, sindikata ka paralajmëruar aktivizimin e vendimit për grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe privat.