Please enter at least 3 characters.

LSDM: Pse i pengojnë OBRM-PDUKM-së mësimdhënësit?

2016/10/LSDM-me-llogo-2.jpg

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se opinioni dje ishte dëshmitar i destruktivitetit të OBRM-PDUKM-së.

"Bllokimet e Ligjit për mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme në mbledhjen e djeshme në Komisionin për Shkencë dhe Arsim u shndërruan për dhunë fizike dha kaos", thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se është e turpshme sjellja e deputetëve të OBRM-PDUKM-së që nuk lejojnë të fillojë debati mbi këto ndryshime.

"OBRM-PDUKM gjatë gjithë vitit bllokon ndryshumet ku 27 mijë mësimdhënës do të marrin paga më të larta", thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/