Please enter at least 3 characters.

LSDM dorëzoi interpelancë për punën e ministrit të bujqësisë, Cvetan Tripunovski

Opozitarja LSDM ka dorëzuar në Kuvend interpelancë kundër ministrit të bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Dyshimet e kësaj partie janë se ministri ka kryer korrupsion sistematik në bujqësi veçanërisht me arrestimin e funksionarëve të lartë për pranimin e ryshfetit dhe rrezikimit të interesit publik.

"Skandali mega korruptiv me fondet evropiane shkaktoi turpin më të madh në nivel të Bashkimit Evropian. Nga vendi më i suksesshëm në shfrytëzimin e mjeteve evropiane veçanërisht në bujqësi, u bëmë vend me 128 milion euro të suspenduara nga IPARD. U ulën subvencionet e duhanit nga 100 në 80 denarë, për blegtorinë nga 12,000 në 8000 denarë. Tripunovski shfuqizoi pagesën e avansit të subvencioneve, masë që e shfrytëzonin 60 mijë bujq”, tha Lupço Nikollovski nga LSDM.

Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski përmes një reagimi ka thënë se interpelanca e Nikollovskit, paraardhës i tij në bujqësi, është jo legjitime aq sa edhe vet Nikollovski është jo legjitim në LSDM.

“Interpelanca që e ke dorëzuar për mua është aq jo legjitime, aq sa ti je jo legjitim në LSD. Interpelanca do të jetë aq e pasuksesshme si mandati yt si ministër i bujqësisë dhe si antikorrupsioner. Aq e pa rëndësishme siç ishte i pa rëndësishëm gjalpi yt i konfiskuar madje 30 kilogramësh. Politikisht nuk ekziston, e partia në të cilën gjendesh thjeshtë si një inventar, ngadalë po zhduket”, deklaroi ministri Tripunovski.