Please enter at least 3 characters.

Louis Vuitton humb betejën ndaj të drejtës së patentës

2016/01/louis-vuitton-humb-betej-euml-n-ndaj-t-euml-drejt-euml-s-s-euml-patent-euml-s_hd.jpg

Firma franceze e luksit Louis Vuitton mori një goditje të dyfishtë mbi përdorimin e dizajnimit të saj si produkte të certifikuara e për të përdorur logon në mënyrë ekskluzive.

Marka e preferuar e të famshmëve lufton për këtë të drejtë që nga viti 2009. Ajo e përdor dizajnin e logos në mënyrë agresive në çanta, këpucë dhe aksesorë të tjerë, duke patur edhe një skuadër e cila ndalon kopjimet e paautorizuara.

Por gjykata EU General Court ka anuluar dy nga markat e saj tregtare të regjistruara këtë muaj, mbasi një shitës me pakicë gjerman me emrin Nanu-Nana sfidoi përdorimet e tyre.

Çantat si Alma, Speedy dhe Neverfull përdorin këtë lloj dizenjoje të bazuar tek logoja me një çmim 1’000 £ secila, shkruan Anabel. Avokatët e Louis Vuitton do të vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin edhe pse deri më tani humbjet e tyre janë kolosale.

Situatë e ngjashme i ka ndodhur edhe markave të tjera të njohura si Burberry apo Christian Louboutin. /Telegrafi/