Please enter at least 3 characters.

Loredana publikon këngën e re "Angst"

2020/03/loredana_87695401_234159357747343_2946518456732214046_n-e1583450082470.jpg

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, reperja nga Ferizaji me karrierë në Zvicër e Gjermani, Loredana Zefi, sapo ka prezantuar projektin e saj më të ri.

“Angst” mban titullin kënga e re që në shqip do të thotë “Frikë”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Biondja vjen me një paraqitje mjaft atraktive në klip, derisa është kujdesur për çdo detaj që të jetë sa më i veçantë.

Ky projekt ritmik u realizua nga producentët e njohur Miksu dhe Macloud, me të cilët Lori punon që nga fillimi i karrierës.

Kënga tanimë është publikuar në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet edhe nga fansat e artistes 24-vjeçare.

Për dukjen e Loredanës edhe këtë herë janë përkujdesur Sellma dhe Kaci.

Loredana pëndryshe po vazhdon të korrë suksese të mëdha, e cila javën e kaluar është shpërblyer me çmim në evenimentin e njohur "Swiss Music Awards". /Telegrafi/