Please enter at least 3 characters.

Loredana dhuron 150 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë

2023/02/lori1.jpg
199:"DUESSELDORF, GERMANY - NOVEMBER 13: Loredana during the MTV Europe Music Awards 2022 held at PSD Bank Dome on November 13, 2022 in Duesseldorf, Germany. (Photo by Dave Hogan/MTV/Getty Images for MTV)
32:"Dave J Hogan/Getty Images for MT

Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, i është bashkuar iniciativës për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet në Kosovë gjatë muajit janar.

Bëhet e ditur se në emër të familjes dhe shoqërisë së saj, ajo ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me një shumë prej 150 mijë eurosh.

Ka qenë këshilltari i politikanit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory ka bërë të ditur dhurimin e këtij fondi nga reperja ferizajase.

Këtë dhurim ajo e ka bërë për fondacionin "Behgjet Pacolli", i cili do të adresojë shumë në ndihmë të të prekurve nga vërshimet.

“Loredana me miqtë e saj dhuron 150 000 euro në Fondacionin 'Behgjet Pacolli' për vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj”, shkroi ai në InstaStory.

Përndryshe, edhe ish-partneri i saj reperi Mozzik ka dhuruar për po të njëjtin rast 20 mijë euro nga xhepi i tij. /Telegrafi/