Lojtari që Manchester City nënshkroi për 134 milionë euro prezantohet nga klubi
Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson nga Nottingham Forest.
23-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2031.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Manchester City ka paguar 134 milionë euro për kartonin e Andersonit, pa përfshirë bonuset, duke e bërë atë një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit anglez.
Welcome to City, Elliot Anderson 🩵 pic.twitter.com/yVjimIeaw8
— Manchester City (@ManCity) July 23, 2026
Një nga talentet më të mëdhenj të mesfushës angleze
Anderson e nisi karrierën te Newcastle United, ndërsa në vitin 2024 iu bashkua Nottingham Forestit, ku u shndërrua shpejt në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Mesfushori “box-to-box” vlerësohet për energjinë, intensitetin në duele dhe aftësinë për të ndërtuar lojën. Ai vjen te City pas dy sezonesh shumë të mira, gjatë të cilave humbi vetëm një ndeshje kampionale dhe fitoi vendin e tij në Kombëtaren e Anglisë, të drejtuar nga Thomas Tuchel.
Made for this City. pic.twitter.com/iNqibvQKCB
— Manchester City (@ManCity) July 23, 2026
Pavarësisht moshës së re, Anderson ka zhvilluar tashmë 174 ndeshje në nivel senior dhe numëron shtatë paraqitje me Anglinë. /Telegrafi/


