Lojtarët me më së shumti pasime në LK
01/10/2015
Analiza më e mirë si për ndeshjen, ashtu edhe për lojtarët, duhet të ndërtohet edhe në bazë të statistikave, pasi vetëm ato nuk gënjejnë.
Lojtarët të cilët qetësojnë, organizojnë lojën janë truri i skuadrës, pasi ata qarkullojnë topin gjatë gjithë kohës dhe kështu bëjnë të mundur lidhshmërinë.
Lojtarët që kanë bërë më së shumti pasime të sakta në dy xhirot e para janë: Toni Kroos (219, Real Madrid), Thiago Motta (218, PSG), Marco Verratti (217, PSG) dhe Gerard Pique (195, Barcelona).
Kroos ka një saktësi prej 96% dhe me 132 pasimet kundër Malmos, ai u bë lojtari me më së shumti pasime për Los Balncos në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk ishte parë që nga sezoni 2003/04. /Telegrafi/


