Please enter at least 3 characters.

“Lojtarët e mi dhanë gjithçka”, përzgjedhësi i Meksikës reagon pas eliminimit nga Kupa e Botës

Paraqitja e Meksikës nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi u mposht me rezultat 3-2 nga Anglia në një ndeshje dramatike të fazës eliminatore.

Pas përfundimit të takimit, përzgjedhësi i Meksikës, Javier Aguirre, mbrojti futbollistët e tij, duke theksuar se ata dhanë gjithçka në fushë përballë një kundërshtari shumë të fortë.

“Nuk kam asgjë për t'u thënë lojtarëve të mi, ata dhanë gjithçka".

“Ky është futbolli. Ata (Anglia) janë një ekip i madh. Ne bëmë atë që mundëm”, deklaroi Aguirre.

Meksika luftoi deri në sekondat e fundit dhe tentoi rikthimin në rezultat, por nuk arriti të shmangte eliminimin, pavarësisht paraqitjes së mirë para tifozëve të saj.

Me këtë fitore, Anglia siguroi një vend në çerekfinale të Kupës së Botës – ku do të përballet me Norvegjinë, ndërsa Meksika i dha fund rrugëtimit në turne me kokën lart./Telegrafi/