Lojtarët e Chelseat etiketohen si 'fëmijë të paguar tepër' për injorimin ndaj fëmijëve të Hull Cityt nga video që u bë virale
Futbollistët e Chelsea janë përballur me kritika të ashpra në rrjetet sociale pasi një video u bë virale, duke treguar disa prej lojtarëve teksa injorojnë një grup fëmijësh të Hull City para ndeshjes së FA Cup.
Pamjet, të publikuara fillimisht nga faqja zyrtare e klubit në platformën X, tregojnë kapitenin Reece James duke udhëhequr skuadrën drejt zhveshtores së mysafirëve në stadiumin MKM.
Pas tij shihen edhe lojtarë si Tosin Adarabioyo, Liam Delap, Robert Sanchez, Andrey Santos, Estevao Willian dhe Joao Pedro.
Arriving in Hull. 👋#CFC | #EmiratesFACuppic.twitter.com/xY367NS9qR
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 13, 2026
Në video shihet qartë se asnjëri prej tyre nuk ndalet apo përshëndet fëmijët, të cilët qëndrojnë të emocionuar pranë tunelit. Në një moment, Delap duket sikur po afrohet drejt tyre, por më pas i injoron për të përqafuar një punonjëse të klubit vendas.
“I dashur Chelsea – mësoji fëmijët-burra që paguhen shumë që të paktën t’i përshëndesin fëmijët ndërsa kalojnë dhe të zhvillojnë një personalitet”, shkroi një tifoz në përgjigje.
Edhe pse Chelsea fitoi bindshëm 4-0 – me tre gola nga Pedro Neto dhe një tjetër nga Estevao – reagimi në internet ka qenë negativ. Shumë tifozë e cilësuan sjelljen si “të turpshme” dhe kërkuan që klubi të ftojë maskotat për një vizitë në qendrën stërvitore si formë kërkim-faljeje.
Rasti rikthen në vëmendje incidente të ngjashme në të kaluarën. Dy vite më parë, Chelsea u kritikua kur një maskotë u la vetëm në fushë para ndeshjes ndaj Liverpool FC në Anfield. Ndërsa së fundmi, edhe lojtarët e Newcastle United u përballën me kritika për një situatë të ngjashme.
Ngjarja ka hapur debat mbi përgjegjësinë e futbollistëve profesionistë si modele për fëmijët dhe tifozët e rinj. /Telegrafi/


