Please enter at least 3 characters.

Lohan: E kaluara ime të harrohet, mos ma përsëritni

2018/06/Lindsay-Lohan.jpg
197:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Lindsay Lohan performs during a photocall for "Speed The Plow" at Playhouse Theatre on September 30, 2014 in London, England. (Photo by Tim P. Whitby/Getty Images)
12:"Getty Images

Lindsay Lohan ka deklaruar se ka lënë pas jetën e një vajze problematike dhe se ka hapur një kapitull të ri në jetë.

Aktorja 31-vjeçare ka pasur probleme me alkoolin dhe narkotikun , e cila gjë kishte bërë që të përfundoj në spital.

Por, ajo ka pohuar se e kaluara ime do të qëndrojë në të kaluarën time dhe njerëzit duhet të mos merreni më me të.

Lindsay Lohan (Getty Images)

“Dhe e kaluara ime duhet të qëndrojë në të kaluarën. Njerëzit duhet vetëm ta lënë të kaluarën time dhe të ndalen së përsërituri, sepse nuk është më – është zhdukur. Ka vdekur. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka thënë aktorja.

Aktorja gjithashtu foli edhe marrëdhënies me prindërit e saj, të cilët kanë bërë tituj për sjelljen e tyre të pamatur.

Lohan tha se me ata mbajnë kontakte dhe flasin përmes Facetime dhe rrjeteve sociale.

Aktorja, e cila së fundi është paraqitur në serialin britanik "Sick Note", shtoi se ka disa projekte filmike. /Telegrafi/