Please enter at least 3 characters.

Lloris: Nuk e di nëse ishte penallti, por duhet t'i pranojmë vendimet

2019/04/HugoLlorisopen.jpg
327:"LONDON, ENGLAND - APRIL 09: Hugo Lloris of Tottenham Hotspur saves a penalty from Sergio Aguero of Manchester City during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on April 09, 2019 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai e mbrojti penalltinë e Sergio Agueros në pjesën e parë dhe pastaj në gjysmën e dytë, Heung-Min Son e shënoi golin e fitores.

"Është një ndeshje e madhe. Ashtu siç pritje, tifozët na mbështetën deri në fund. Natyrisht ishte shumë vështirë, por ia dolëm".

Hugo Lloris (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

"Shpresoj që (lëndimi i Harry Kane të mos jetë i rëndë). E dini si është kur njëri nga lojtarët më të mirë largohet nga loja. Mirëpo, ne qëndruam të fortë dhe Lucas solli energji të freskët".

"Nuk e di (nëse ishte penallti). Nuk e pashë. Është pjesë e lojës, duhet ta pranojmë. U dha një penallti në dëm tonin. Qëndruam në lojë dhe na dha më tepër energji", ka deklaruar Lloris pas ndeshjes. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x75jlkh