Please enter at least 3 characters.

Lloga-Gotskova: IRK po punon në fushat mbrojtja e informatorëve, konfiskimi, hetimet financiare dhe korrupsioni në fushën e sigurisë

2023/03/Screenshot_4-48.png

Në takimin me shefen e Sekretariatit të IRK, Desisllava Gotskova, u bisedua lidhur me intensifikimin e bashkëpunimit, detyrat e përmbushura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ndaj IRK dhe rregullativën ligjore, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

"Lloga, i informoi përfaqësuesit e IRK për aktivitetet aktuale, proceset e digjitalizimit, ndërveprueshmërinë e institucioneve gjyqësore dhe për shpërndarjen automatike të rasteve.

IRK theksoi fushat në të cilat janë duke punuar me prioritetet për të ardhmen siç janë mbrojtja e informatorëve, konfiskimi, hetimet financiare dhe korrupsioni në fushën e sigurisë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.