Please enter at least 3 characters.

Llapi vazhdon me përforcime, nënshkruan edhe me Taulant Lutfiun

2024/06/448859401_890423943102090_450911736083812950_n.jpg

Llapi ka vazhduar me transferime në afatin kalimtar veror, duke përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Qendërmbrojtësi i talentuar kosovar, Taulant Lutfiu është transferimi më i ri i klubit llapjan.

Bëhet fjalë për një mbrojtës të talentuar i cili është lindur dhe rritur në Gjenevë të Zvicrës dhe tani do të jetë nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina.

Lutfiu është një talent i madh dhe kërkon të shkëlqejë edhe në futbollin kosovar.

Njoftimi i plotë KF Llapi:Komunikatë Zyrtare: Taulant LutfiuKlubi Futbollistik Llapi komunikon marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin Taulant Lutfiu.23-vjeçari bashkohet me klubin pas eksperiencave disa vjeçare në Zvicërr, teksa formimin si futbollist e ka pasur në klubet si: Meyrin FC, Urania Genève Sport, FC Versoix.Lutfiu do jetë i projektuar për të ardhmen e klubit si futbollist përspektiv./Telegrafi/