Llamkosi e Drenica dalin triumfues
Edhe pse pas pjesës së parë Ferizaj ishte në epërsi ndaj Llamkos Kosovës me rezultat 2-1, në fund megjithatë fitorja i takoi vushtrriasve me rezultat 4-2.
Më i merituari për këtë fitore ishte Labinot Osmani, i cili shënoi tre gola (7’, 68’ dhe 74’), kurse një gol e shënoi Bashkim Shala në minutën 79-të. Golat për Ferizajn i shënuan Enis Kuka (15’) dhe Dardan Çerkini (45’).
Llamkos tani është e dyta në renditje me 16 pikë, teksa Drenica zë pozitën e shtatë me 13. Feronikeli është i katërti me 16 pikë, teksa Ferizaj mban pozitën e fundit në renditje me vetë 5 pikë.
Drenica ka shënuar fitore në përballje me Ferronikelin, me rezultat 2-0, njofton BotaSot. Në minutën 22, Drenica kaloi në epërsi, kur Labinot Jetullahu nga 25 metra me gjuajtje të furishme, qëlloi këndin e poshtëm të portës së Ferronikelit.
Në pjesën e dytë Ferronikeli sulmoi më shumë, pati edhe shumë raste , por nuk e gjeti rrugën drejt rrjetës së Drenicës. Sulmuesit e Ferronikelit u treguan të ngathët, por ishte e qartë se edhe fati nuk ishte me ta.
Madje në çastet e fundit kreshnik Lushtaku shënoi edhe golin e dytë të Drenicës për rezultat 2-0.


