Liverpooli po synon të ‘rrëmbejë’ objektivin kryesor të Man United gjatë verës
Manchester United do të duhet të shmangë interesimin nga rivali anglez Liverpooli nëse duan ta transferojnë njërin prej objektivave të tyre kryesor në 2025. Ruben Amorim në fakt e kishte bërë prioritet përforcimin e kësaj pozitë pas barazimit 1-1 ndaj Ipswich Town më 24 nëntor.Milos Kerkez (Bournemouth) ishte njëri nga emrat e përmendur, ani pse duket se Liverpooli nuk do të bëjë ndonjë ofertë për mbrojtësin hungarez.Si befasi për të gjithë, tashmë edhe Alphonso Davies është bërë pjesë e kësaj liste, me kanadezin që ka tërhequr po ashtu edhe interesimin e Real Madridit.
“E vërtetë, Alphonso Davies është i hapur ndaj mundësisë së largimit nga Bayern Munich. Ai nuk është 100 për qind i bindur nga Manchester United ose Real Madrid. Unë kam dëgjuar se bisedimet me Bayernin, për momentin, janë bllokuar deri në janar”.“Agjenti i tij, Nick Househ, do të bisedojë me ndonjë klub të interesuar gjatë vitit të ri. Kur Househ të bëjë udhëtimin në Angli, Liverpooli mund të ketë një takim me të”.“Do të ishte një klub i mirë për Davies, natyrisht, duke marrë parasysh stilin e tyre të futbollit do t’i përshtatej atij. Liverpooli, natyrisht, ka një mundësi”, ka thënë Falk./Telegrafi/


