Liverpooli nuk heq dorë nga Werner
241:"LEIPZIG, GERMANY - JUNE 06: Timo Werner of RB Leipzig makes a break during the Bundesliga match between RB Leipzig and SC Paderborn 07 at Red Bull Arena on June 6, 2020 in Leipzig, Germany. (Photo by Hannibal Hanschke/Pool via Getty Images)
(Foto: Hannibal Hanschke/Pool via Getty Images/Guliver)
32:"Hannibal Hanschke/Pool via Getty
06/06/2020
Timo Werner është një nga emrat më të kërkuar gjatë këtyre muajve, ndërsa mundësitë janë të mëdha që ai të ndërrojë klub në afatin kalimtar veror.
Sipas The Express, Liverpooli akoma nuk ka hequr dorë nga interesimi për sulmuesin e klubit gjerman, RB Leipzig.
Është raportuar se Chelsea është në situatë të avancuar për të siguruar shërbimet e yllit të Bundesligas, mirëpo Redsat nuk do të tërhiqen deri në fund.
Blutë janë shprehur të gatshëm që ta paguajnë klauzolën në kontratën e Werner, prandaj mediat kanë raportuar se e ardhmja e sulmuesit do të jetë në Stamford Bridge.
Mirëpo, skuadra e Jurgen Klopp planifikon të bëjë ofertë për 24-vjeçarin, e cila mund t’i konkurrojë Chelseat. /Telegrafi/


