Please enter at least 3 characters.

Liverpooli monitoron Fabian Ruizin e Napolit

2019/09/fabian-ruiz.jpeg

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz është duke u lidhur me klubin e madh anglez, Liverpoolin.

Kampionët evropianë filluan mbrojtjen e titullit të tyre me një humbje 2-0 në udhëtim te Napoli i Ruizit.

Njëri nga lojtarët kryesor të kësaj ndeshje ishte pikërisht mesfushori spanjoll, i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij të mirë.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, ai po monitorohet nga Liverpooli, të cilët janë të interesuar të rivalizojnë Real Madridin dhe Barcelonën.

Fabian Ruiz (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ruiz, i cili u bashkua me Napolin nga Real Betis për 26.7 milionë euro vitin e kaluar e krahason veten me Xavin.

"Unë u dashurova me futbollin falë tij. Ai ishte një shtyllë për Barcelonën dhe Spanjën për kaq shumë vjet dhe unë ëndërroj t'i ndjek në gjurmët e tij", ka thënë Ruiz për Xavin. /Telegrafi/