Liverpooli ka nisur bisedimet me lojtarin i cili pritet të transferohet si zëvendësim i Alexander-Arnold
Liverpooli thuhet se ka nisur bisedimet për ta gjetur zëvendësuesin e Trent Alexander-Arnold, por ata gjithashtu janë të etur për të nënshkruar me Milos Kerkez (Bournemouth), sipas një raportimi të ri. E ardhmja e Trent Alexander-Arnold mbetet në ajër. Me tetë muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale, reprezentuesi anglez ende nuk ka marrë një vendim për hapin e ardhshëm në karrierën e tij.‘Të Kuqtë’ janë të etur për të filluar negociatat me lojtarin, i cili ka bërë më shumë se 300 mijë paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë, por raportimet në Spanjë sugjerojnë se rrethi i tij ka mbajtur bisedime me Real Madridin.Është zbuluar muajin e kaluar se bisedimet për kontratën kanë ngecur, për shkak se Liverpooli po ngurron t’i ofrojë atij pagë më të lartë se sa Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk.


