Please enter at least 3 characters.

Liverpooli gati ta “shpërthejë bankën” për yllin e PSG-së

Liverpooli po përgatit një ofensivë të madhe për transferimin e sulmuesit të krahut të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, raporton DaveOCKOP.

Sipas raportimit, "Reds" janë gati të paraqesin një ofertë prej 110 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja mund të përfshijë edhe 40 milionë euro të tjera në bonuse, duke e çuar vlerën totale në 150 milionë euro.

Bonuset do të ndaheshin në 20 milionë euro në rast të suksesit në kampionat dhe 20 milionë euro të tjera nëse Liverpooli arrin objektivat në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, kjo ofertë ende mbetet nën vlerësimin që PSG i ka bërë Barcolas. Kampionët francezë thuhet se kërkojnë rreth 170 milionë euro për ta lënë të lirë 23-vjeçarin, ndërsa një pjesë e madhe e bonuseve të propozuara nga Liverpooli nuk janë të garantuara.

Raporti shton se interesimi i Liverpoolit mund të jetë një sinjal se vetë Barcola është i hapur për një transferim në Anfield, të cilin e sheh si destinacion ideal për vazhdimin e karrierës.

Barcola konsiderohet prej kohësh një objektiv i klubit anglez dhe Liverpooli e sheh atë si një nga lojtarët kyç për projektin e së ardhmes në repartin ofensiv.

Edhe pse ende nuk ka marrëveshje mes klubeve, oferta e përgatitur nga Liverpooli tregon vendosmërinë e "Reds" për ta transferuar francezin, ndërsa negociatat pritet të intensifikohen në ditët në vijim./Telegrafi/