Liverpooli dhe Arsenali me ofertë për Icardin
22/11/2015
Për sulmuesin 22-vjeçar kanë shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha nga Liga Premier.
Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli, janë disa nga klubet për të cilat është duke u përfolur kohëve të fundit, por sipas SportMediaset, këto dy të fundit kanë pregaditur edhe ofertat për t’ia prezantuar Interit.
Arsene Wenger dhe Jurgen Klopp, janë në kërkim të një sulmuesi i cili prodhon dhe të dy besojnë se argjentinasi është lojtari që ekipet e tyre kanë nevojë në këto momente.
Të dy klubet angleze besohet se do të ofrojnë rreth 40 milionë euro, por duke parë konkurrencën e madhe, çmimi i tij pritet të rritet edhe më shumë. /Telegrafi/


