Please enter at least 3 characters.

Liverpooli dhe Ajaxi në sfidën e klasikëve të Ligës së Kampionëve – formacionet zyrtare

2022/09/liverpoolajax.png

Stadiumi në Anfield është arena e përballjes së dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Ajaxit.

Redsat u nënshtruan në raundin e parë nga Napoli, ashtu që janë në kërkim të pikëve të plota në këtë ndeshje.

Skuadra holandeze triumfoi ndaj Rangers në sfidën e parë dhe hyn më e relaksuar në këtë takim.

Trajnerët Jurgen Klopp dhe Alfred Schreuder i kane zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Elliott, Fabinho, Thiago; Salah, Diogo Jota, Luis Díaz

Formacioni startues i Ajaxit:Pasveer; Rensch, Timber, Bassey, Blind; Berghuis, Alvarez, Taylor; Tadic, Kudus, Bergwijn.

/Telegrafi/