Please enter at least 3 characters.

Liverpooli bëhet lider pas fitores së lehtë ndaj Cardiffit, Shaqiri shënon pas inkuadrimit nga banka

2018/10/Xherdan-Shaqiri-Reds.jpg
291:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 27: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates with teammates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Liverpool FC and Cardiff City at Anfield on October 27, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar në shtëpi me rezultat 4-1 ndaj Cardiff Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të cilët dominuan gjithë ndeshjen me posedim dhe raste.

Megjithatë, arritën ta shënojnë vetëm një gol në minutën e 10-të me anë të Mohamed Salah, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Salah hapi serinë e golave (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishin Reds që dominuan dhe arritën të shënojnë edhe tri gola tjerë, përkundër një të mysafirëve.

Luhej minuta e 66-të e ndeshjes kur në skenë doli Sadio Mane, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 2-0.

Festa tek goli i Mane (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Mysafirët e Cardiffit arritën ta ngushtojnë epërsinë minutën e 77-të me anë të Callum Paterson që shënoi për 2-1.

Në minutën e 84-të ishte ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol të bukur për 3-1, pasi më parë shmangu dy mbrojtës pas asistimit të Salah, ndërsa Mane (87') vulosi fitoren me rezultat 4-1.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 26 pikë në vendin e parë, ndërsa Cardiff City renditet në pozitën e 17-të me vetëm pesë pikë.

Në ndeshjen e radhës Reds udhëtojnë në Emirates për tu përballur me Arsenalit, ndërsa Cardiffi e pret Leicester Cityn. /Telegrafi/