Please enter at least 3 characters.

Liverpooli arrin marrëveshje me trajnerin e ri

Trajneri spanjoll, Andoni Iraiola pritet të emërohet trajner i ri i Liverpoolit, duke pasuar Arne Slot në stolin e Reds.

Sipas burimit të ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Liverpooli ka arritur një marrëveshje në parim për të emëruar Andoni Iraolën si trajnerin e ri kryesor.

Marrëveshja është arritur tani, pasi bisedimet përparuan ndjeshëm gjatë 48 orëve të fundit.

Trajneri i njohur spanjolli 43-vjeçar thuhet se do të marrë përsipër projektin e klubit nga Anfield pas largimit të Arne Slot.

Iraola, i cili bëri përshtypje te Bournemouth duke siguruar futbollin evropian me një vend të gjashtë në Ligën Premier, pritet të sjellë stilin e tij të lojës me intensitet të lartë dhe me këmbë përpara në Anfield. /Telegrafi/