Please enter at least 3 characters.

Listat e pritjes mbeten të gjata: Deri në 18 muaj për operacionet e këllqeve

Klekovski

Rreth 700 pacientë janë në pritje për proteza artificiale të këllqeve. Edhe pse gjatë vitit 2025 numri i ndërhyrjeve për zëvendësimin e këllqeve dhe gjunjëve është rritur për gati 10 për qind, listat e pritjes mbeten të gjata. Në Kliniken e Kirurgjisë Torakale pacientët presin deri në 18 muaj për ndërhyrje, ndërsa në Spitalin “8 Shtatori” nuk janë bërë publike të dhëna për kohën e pritjes.

Në Spitalin “Erazmo” në Ohër pritja lëviz nga katër deri në nëntë muaj. Sipas drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, vonesat janë pasojë e rinovimit të sallave operative, por edhe për shkak se një pjesë e pacientëve zgjedhin kirurgët.

“ Kemi rreth 660 pacientë në listat e pritjes sipas informacioneve të institucioneve. Ka mbi 400 mijë proteza të këllqeve që janë me tenderë të përfunduar në institucionet kyçe, pra tek ato që kryhen pjesa më e madhe e intervenimeve. Kryesisht listat e pritjes janë të koncentruar në dy institucione Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe” 8 Shtatori”, këtu ku ka edhe rinkonstruim të sallave. Duke pasur parasysh analizën e tenderëve të realizuar për protezat e këllqeve me përgjegjësi mund të them se mungesë nuk ka, kemi mungesë të sallave operative”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor

Sipas drejtorit të Fondit Shëndetësor, vendi ka rezultate mesatare në operacionet e këllqeve krahasuar me rajonin, ndërsa është prapa në ndërhyrjet për gjurin.

“Mosha mesatare e pacientëve është 69 vjeç, pra targetojmë rreth 30 mijë pacientë mbi moshën 60 vjeç. Për momentin, në lidhje me operacionet e këllqeve tregon se jemi në nivel mesatar krahasuar me vendet e rajonit, pra i tejkalojmë disa shtete fqinjë, ndërsa mbetemi seriozisht mbas për operacionet e gjurit, pra radhitemi nga fundi për operacionet plastike të gjurit. Edhe pse edhe tek këllqet edhe tek gjuri i plotësojmë minimumet e intervenimeve mendoj se ka hapësirë për përmirësimin e intervenimeve të gjurit, ndërsa tek këllqet duhet të punojmë për shkurtimin e kohës se pritjes”, theksoi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor
Klekovski tha se për përmirësimin e gjendjes duhet të merren masa, mes tyre sigurimi i furnizimit të pandërprerë me materiale, shpallja me kohë e tenderëve, menaxhim më efikas i listave të pritjes, standardizimi i procedurave klinike, si dhe krijimi i një regjistri të centralizuar të pritjes, me afat maksimal prej tre muajsh për ndërhyrjet jo urgjente. /Alsat.mk