Please enter at least 3 characters.

Lista me lojtarët më të paguar te Real Madridi - Jude Bellingham direkt në top 3

2023/07/032ffb47-a942-4ce3-a6bd-86fc41ca0061-scaled.jpg

Disa lojtarë janë larguar nga Real Madrid ndërsa disa të tjerë i janë bashkuar skuadrës.

Por, me ndryshimet në skuadër, kanë ndryshuar edhe lista e lojtarëve që paguhen më së shumti te Los Blancos.

Natyrisht se kjo listë ndryshon shkaku i transferimit të Jude Bellingham, që iu bashkua Real Madridit nga Dortmundi në vlerën e 103 milionë eurove.

Këtu mund të shikoni listën me top 10 lojtarët më të paguar te klubi spanjoll sipas Cadena Cope:

1. Toni Kroos - 11.7 milionë euro,2. David Alaba - 10.8 milionë,3. Jude Bellingham - 10.5 milionë,3. Luka Modric – 10.5 milionë,

5. Vinicius Junior - 10 milionë,6. Thibaut Courtois - 7.2 milionë,7. Antonio Rudiger - 7 milionë,8. Aurelien Tchouameni - 6 milionë,

9. Ferland Mendy - 5 milionë,9. Dani Carvajal - 5 milionë euro.

Lista nuk pritet të ndryshojë shumë; megjithatë, Vinicius Jr mund të marrë vendin e parë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, ndërsa Ferland Mendy mund të largohet nga skuadra. /Telegrafi/