Please enter at least 3 characters.

Lista e shkollave ku do të ketë votime me 17 tetor, mësimi mbahet online

2021/08/Greva-e-mesimdhensve-shkolla-Faik-Konica-foto-Ridvan-Slivova-11.jpg
14:"Ridvan Slivova

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të hënën më 18 tetor të mos ketë mësim fizik në ato shkolla ku do të mbahet procesi i votimit të dielën.

Në shkollat ku nuk do të mbahen votime për zgjedhjet lokale, mësimi vazhdon normalisht.

MASHTI ka njoftuar se komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 19 tetor.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të mbahen në 883 qendra votimi, pjesa dërrmuese e të cilave do të jenë objekte shkollore.

Më poshtë gjeni listën e shkollave në të cilat do të ketë votime më 17 tetor.

<span></span>