Please enter at least 3 characters.

Lisi publikon këngën e re "Jeta ime"

Këngëtari, Lisi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull "Jeta ime", një baladë me tone të lehta pop që i kushtohet ndjenjës së dashurisë.

Kënga është publikuar me videoklip dhe është pritur mirë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Në klip, Lisi shfaqet në një ambient bregdetar, duke reflektuar qetësinë dhe emocionet që përcjell teksti i këngës.

Foto: Screenshot/YouTube

Pamjet janë të ngrohta dhe natyrore, ndërsa përkrah tij shfaqet edhe një modele, e cila luan rolin e personazhit të dashur për të cilën këndohet.

Lisi po ndërton hap pas hapi praninë e tij në muzikë, me këngë që lidhen shpesh me temat e jetës dhe ndjenjat personale.

"Jeta ime" është tashmë e disponueshme në YouTube dhe platformat muzikore digjitale. /Telegrafi/