Lindsay Lohan e nis vitin me një foto lakuriq
34:"© Elizabeth Ribuffo/Dailymail.com
03/01/2019
Lindsay Lohan ka lënë pas vete një vit me plot probleme shëndetësore dhe mendore.
Aktorja nuk ka pasur ndonjë arritje në karrierën artistike, por që ka bërë bujë me sjelljet aspak të hijshme.
Edhe gjatë ditës së sotme duket se ka vendosur të rrëmbej vëmendjen e medieve rozë si dhe fansave.
Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krevat krejtësisht lakuriq.
“Faleminderit, por tjetër. Playboy”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja në rrjetet sociale.
Ndërkohë, 32-vjeçarja kërkoi ndjesë për deklaratën në lidhje me mbështetjen e fushatës kundër abuzimeve seksuale “Me too”.
Ajo dha një intervistë të fundit me “Times” se gratë që flasin për ngacmimin seksual “duken të këqija”. /Telegrafi/


