Please enter at least 3 characters.

Limaj: Thaçi nuk duhet t’i udhëheqë bisedimet Prishtinë-Beograd

2016/01/a-do-t-euml-hyj-euml-edhe-fatmir-limaj-n-euml-koalicionin-pdk-ldk-ja-p-euml-rgjigja-e-quot-nism-euml-s-quot_hd.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë Qeveria nuk e ka dhënë ende vendimin se kush do të udhëheqë këto bisedime.

"Nisma ka problem nëse këto bisedime i udhëheq Hashim Thaçi. Ne kërkojmë që udhëheqësi i këtyre bisedimeve duhet ta këtë besimin e  të gjithë partive në Qeveri dhe nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai, në T7.

Limaj thotë se të gjithë partitë duhet ta thonë fjalën e vet për çështjen e dialogut.

“ Haradinaj ka folur ne emër të partisë së vet. Qeveria, Kuvendi dhe partitë e tjera nuk e kanë dhënë ende fjalën se kush do ti udhëheq këto bisedime”, ka thënë Limaj

Ai tregon se Nisma do të kërkojë që drejtuesi i bisedimeve të raportojë për çdo gjë që ndodh në Bruksel.