Please enter at least 3 characters.

Limaj: Partitë politike të zotohen publikisht se do të kontribuojnë në përfundimin e procesit të dialogut me Serbinë

2018/10/Fatmir-Limaj-foto-Ridvan-Slivova-07.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit nuk duhet të konsiderohen thjesht si zgjedhjet e radhës, sepse sipas tij kur të kemi parasysh sfidat që e presin vendin tonë, bëhet e qartë se këto zgjedhje, pa asnjë dilemë, do të jenë zgjedhje të një rëndësie të veçantë për ardhmërinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka shkruar se "NISMA Socialdemokrate zotohet publikisht se pas zgjedhjeve të 6 tetorit do të vazhdojë të jetë pjesë konstruktive e politikës shtetërore të Kosovës dhe në legjislaturën e VII-të do të kontribuon, së bashku me miqtë ndërkombëtar të Kosovës, të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe të hapet një faqe të re e historisë së kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor".

Postimi i plotë:Të nderuar kandidat/e për kryeministër të qeverisë së Kosovës në zgjedhjet e 06 Tetorit 2019!Për të gjitha anët pozitive apo dobësitë që e karakterizuan Legjislaturën e VI të Kuvendit të Kosovës kemi folur vazhdimisht dhe do të flasim edhe në të ardhmen. Nga tërësia e veprimeve tona politike dëshiroj të veçoj një çështje që na ka kushtuar shumë si shtet dhe si shoqëri: Çështja e konsensusit politik lidhur me strategjinë në fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë.Mungesa e gatishmërisë për t’u bashkuar të gjitha forcat politike dhe shoqëria civile, pati pasoja jashtëzakonisht të mëdha si në rrafshin e kohezionit të brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Në rrafshin e brendshëm, partitë opozitare të Kosovës nuk pranuan të merrnin pjesë në procesin e dialogut dhe tërë energjitë e veta i përqendruan në kërkesën për zgjedhje të reja të parakohshme.Refuzimi i opozitës për të qenë pjesë e përfaqësimit të Kosovës në dialog me Serbinë edhe duke qenë në opozitë pamundësoi krijimin e një delegacioni e strategjie të përbashkët shtetërore në funksion të përmbylljes së këtij procesi.Përçarjet brenda spektrit politik dhe institucional të Kosovës u reflektuan tejet negativisht në imazhin e Kosovës dhe, fatkeqësisht për të gjithë ne, gishti i fajësimit për bllokimin e dialogut u drejtua në drejtim të Kosovës.Të vetëdijshëm se populli i Kosovës nuk e meriton që aleatët e Kosovës, ata që në momentet jetike kanë qëndruar pranë popullit tonë, të zhgënjehen nga mungesa e aftësisë institucionale që të miratohen e merren vendime në interes të ardhmërisë së vendit, Kuvendi i Kosovës miratoi platformën mbi bazën e të cilës duhej të ndërtohej një konsensus i përgjithshëm i pikëpamjeve tona politike për çështjen e dialogut me Serbinë.Zgjedhjet e 6 tetorit 2019 nuk duhet të konsiderohen thjesht si zgjedhjet e radhës, sepse kur të kemi parasysh sfidat që e presin vendin tonë, bëhet e qartë se këto zgjedhje, pa asnjë dilemë, do të jenë zgjedhje të një rëndësie të veçantë për ardhmërinë e Kosovës.NISMA Socialdemokrate zotohet publikisht se pas zgjedhjeve të 6 tetorit do të vazhdojë të jetë pjesë konstruktive e politikës shtetërore të Kosovës dhe në legjislaturën e VII-të do të kontribuon, së bashku me miqtë ndërkombëtar të Kosovës, të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe të hapet një faqe të re e historisë së kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor.Edhe pse në këtë garë elektorale hyjmë me besim se koalicioni ynë do të dalë fitues, zotimin publik se do të jemi pjesë konstruktive e politikës shtetërore të Kosovës do të përmbushet nga ana e jonë pa marrë parasysh nëse do të jemi pjesë e qeverisjes apo si forcë politike opozitare: Interesi i Kosovës është mbi të gjitha!Meqenëse interesi jetik i Kosovës është mbyllja e këtij kapitulli, ftoj të gjitha forcat politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit që të zotohen publikisht se do të kontribuojnë në përfundimin e procesit të dialogut me Serbinë, qoftë nga pozita, qoftë nga opozita.Vetëm duke u zotuar se interesat e Kosovës do t’i vëmë para interesave partiake dhe duke respektuar zotimet tona do të kthejmë besimin e qytetarëve tanë dhe të aleatëve të Kosovës në institucionet e shtetit tonë të pavarur. Përmes këtij veprimi do të përmbushim obligimin moral ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit. Fundi i fundit, bashkëveprimi në interes të Kosovës është një obligim edhe ndaj gjeneratave që do të vijnë pas nesh.Bashkë për Shtetin!Me respekt, Fatmir LimajKandidat për Kryeministër! /Telegrafi/