Please enter at least 3 characters.

Limaj: Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e hershme të ish-luftëtares, Fetnete Ramosaj

2019/01/Fatmir-Limaj-prononcim-pase-tryezes-se-partive-politike-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zv.kryeministri i Kosovës dhe njëherit kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-luftëtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Ramosaj.

Limaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Ramosaj do të kujtohet përherë për zërin e saj autentik, duke raportuar nga frontet e luftës gjithandej vendit.

Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e hershme të ish-luftëtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Ramosaj. Do ta kujtojmë përherë atë, veçanërisht zërin e saj autentik, duke raportuar nga frontet e luftës gjithandej vendit. Në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramosaj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Fetnetën. U prehsh në paqe Fetnete!”, ka shkruar Limaj./Telegrafi/