Please enter at least 3 characters.

Limaj: Komandant Bardhi, shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit

2019/01/fatmiri-780x439.jpg

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar komandantin e brigadës 162 "Agim Bajrami", Qamil Ilazin i njohur si komandant Bardhi.

Limaj ka thënë se komandant Bardhi ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se ai mbetet shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Limaj ka theksuar se komandant Bardhi do të mbetet përherë në zemrën dhe kujtesën tonë.

Shkrimi i plotë:"Dy dekada më parë ra në fushën e nderit, Komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi - Komandant Bardhi.Ai ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komandant Bardhi është shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit. Kujtimi për Bardhin do të mbetet përherë në zemrën e kujtesën tonë.Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Bardhit!Lavdi dëshmorëve të Kombit"./Telegrafi/