Please enter at least 3 characters.

​Limaj kërkon që të zhvillohet fushatë demokratike, me integritet dhe e bazuar në ligj

2018/10/Fatmir-Limaj-Nisma-11.jpg

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në tubimin e hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019.

Limaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se gjatë fushatës zgjedhore para politikanëve dhe qytetarëve shtrohet angazhimi dhe përgjegjësia e organizimit të një fushate të ndershme, demokratike, me integritet dhe të bazuar në ligj, duke respektuar plotësisht Kodin e Mirësjelljes, për të krijuar kushte për zgjedhjen e përfaqësueseve tanë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:"Të dashur anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit tonë fitues, NISMA-AKR-PD,Të nderuar qytetarë,Na ndajnë vetëm pakë orë nga hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019.Ne po futemi në periudhën e fushatës zgjedhore, andaj para neve dhe juve shtrohet angazhimi dhe përgjegjësia e organizimit të një fushate të ndershme, demokratike, me integritet dhe të bazuar në ligj, duke respektuar plotësisht Kodin e Mirësjelljes, për të krijuar kushte për zgjedhjen e përfaqësueseve tanë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.Mbështetës të dashur,Jemi bërë Bashkë për Shtetin, boshti ynë politik është alternativa më e duhur për vendin, e për këtë, më meritorët sigurisht që jeni Ju.Për ta filluar rrugën tonë të fitores më 6 tetor, si kandidat për kryeministër nga koalicioni fitues, NISMA-AKR-PD, me shumë kënaqësi ju ftoj që të merrni pjesë në tubimin e hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019! FLData: E MËRKURË, 25 SHTATOR 2019Koha: 18:00Vendi: SALLA 1 TETORI - PRISHTINË"./Telegrafi/