Please enter at least 3 characters.

Lewis Hamilton: Ferrari këtë vit duket se është shumë, shumë i shpejt

2019/02/Lewis-Hamiltonn.jpg
266:"LE CASTELLET, FRANCE - JUNE 24: Race winner Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP celebrates on the podium during the Formula One Grand Prix of France at Circuit Paul Ricard on June 24, 2018 in Le Castellet, France. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton tha se në testet e para të sezonit, Ferrari duket "shumë, shumë i fortë", por që nuk e shqetëson britanikun.

Mercedes nuk ka marrë rezultate të mira të testeve dhe bolidi i Ferrarit ka qenë shumë më i shpejt në të tre sektorët dhe ka bërë më shumë se 300 xhiro në testimet në Barcelonë.

Lewis Hamilton (Photo by Clive Mason/Getty Images)

"Ferrari është shumë, shumë i fortë. Ata e kanë kaluar kilometrazhin e lartë dhe duket se kanë një bolid më të mirë se vitin e kaluar, i cili do të jetë një sfidë më e madhe për ne. Ferrari gjithmonë më i fortë e më i fortë po bëhet, sidomos në vitet e fundit. Kjo është normale", tha Hamilton.

Ai tha se ekipi po e mban procesin e punës dhe se të gjithë po punojnë tepër, tha ngasësi i skuderisë gjermane.

"Në këtë pikë nuk jam i shqetësuar në lidhje me ndonjë gjë. Jam duke u përpjekur të përqendrohemi në punën tonë, nuk e di se çfarë po bëjnë të tjerët. Jam një kohë të gjatë në këtë biznes, unë e di se si shkon dhe se çfarë ndodh javën e parë dhe të dytë", ka thënë pesë herë kampioni i botës.

Më tutje, 34-vjeçari deklaroi se pret që këtë sezon të ketë konkurrencë edhe më të fortë se në të kaluarën.

Ndryshe, Hamilton është i vetëm ngasës me pesë tituj të kampionit që për momentin mund ta arrij rekordin e Michael Schumacherit, i cili ka shtatë sosh. /Telegrafi/