Lewis akuzon Copperfieldin: Më drogoi, më keqtrajtoi dhe më tha se nuk ndodhi asgjë
Magjistari dhe iluzionist amerikan, David Copperfield po akuzohet për abuzim seksual.
Akuza erdhi nga ish-modelja Britney Lewis, e cila thotë se Copperfield kur ishte 17 vjeçare, në vitin 1988, e kishte droguar dhe abuzuar seksualisht.
Deri në këtë njoftim erdhi pasi magjistari mbështeti lëvizjen #MeToo duke sugjeruar të mos ngutemi me akuzat derisa mos të ngritën kallëzime penale.
Ai kërkoi leje nga gjyshja e saj për të udhëtuar me të shkaku shfaqjes. Kur mbërriti në Kaliforni, thekson se Copperfield e mori në pazar, atëherë shkuan në bar, ku magjistari i dyshuar derdhi diçka në pije.
Kur e pyeta atë se çfarë po bënte, ai tha se e "ndan atë që ai ka". Pjesën tjetër të mbrëmjes nuk e mbaj në mend me të vërtetë, përveç se Kooperfield ishte shtrirë në të, dhe donte t'ia hiqte rrobat.
"Ai më zhveshi në fytyrë dhe më kujtohet se filloi të ulej poshtë meje. Pas kësaj, gjithçka mu errësua", thotë modelja.
Por, Copperfield të nesërmen i kishte thënë se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se ai nuk e kishte bërë.
" Unë nuk isha në ty ", tha Lewis, duke shtuar se "Terapisti më tha më vonë se më kishte hipnotizuar për të mos ndier asgjë". Theksojmë se Copperfield nuk u ankua për këtë akuzë.
Kujtojmë se sipas Forbes, Copperfiled është iluzionisti më i suksesshëm, pasuria e së cilit arrin shifrat prej 850 milionë dollarë. /Telegrafi/


