Please enter at least 3 characters.

Koha kur Lewandowski do ta zbulojë vendimin përfundimtar për të ardhmen

Barcelona ka mbyllur një afat kalimtar dimëror të ngarkuar, sidomos sa i përket ekipeve të akademisë.

Tashmë klubi katalanas ka nisur të fokusohet te sezoni i ardhshëm dhe te planifikimi i afatit kalimtar të verës.

Gjatë muajve të fundit, Barça ka bërë disa lëvizje të rëndësishme, si afrimi i Joao Cancelos, largimi i Marc-Andre ter Stegen dhe disa transferime strategjike që lidhen me të ardhmen e klubit dhe zhvillimin e talenteve të rinj.

Nga ana financiare, drejtuesit janë pranë rikthimit në rregullin 1:1, që do t’i lejonte klubit më shumë liri në afate kalimtare.

Ndërkohë, ekipi vazhdon të garojë në nivel të lartë në të gjitha kompeticionet, ku është ende në lojë.

E ardhmja e Lewandowskit

Së fundmi, bashkëshortja e Robert Lewandowskit ka lënë të kuptohet se sulmuesi polak mund të largohet në fund të sezonit, pasi kontrata e tij po i afrohet fundit.

Sipas gazetës Sport, vetë lojtari ka vendosur që vendimin përfundimtar ta marrë në muajin prill.

Gazetari Tomasz Wlodarczyk, i afërt me rrethin e futbollistit, bën të ditur se Lewandowski nuk do të vendosë për të ardhmen e tij para prillit, pas zgjedhjeve që do të mbahen në klub.

Ky vendim do të jetë shumë i rëndësishëm për Barcelonën, pasi nga qëndrimi ose largimi i tij do të varet nëse klubi do të kërkojë një sulmues të ri në afate kalimtare. /Telegrafi/