Please enter at least 3 characters.

Lëvizja Besa: Tandemi OBRM-PDUKM dhe BDI para çdo periudhe zgjedhore inskenon incidente ndërtetnike

2016/10/Lëvizja-Besa.jpg

Lëvizja Besa në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reagur në lidhje me incidentet që ndodhin nëpër autobusët ubran ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve.

'Tashmë të gjithë e kanë të qartë dhe nuk përbën më lajm se tandemi OBRM-BDI në çdo periudhë parazgjedhore inskenon incidente të këtilla, për ta tensionuar situatën ndëretnike dhe për të krijuar terren për retorikën e tyre, gjoja nacionaliste, ku ata do të paraqiten si mbrojtës ekskluzivë të dy etnive më të mëdha në vend.

Për Lëvizjen Besa siguria e lëvizjes së lirshme të qytetarëve është e drejtë, që duhet të garantohet fuqishëm nga organet kompetente në shtet. Ne i bëjmë thirrje popullsisë që mos të bie pre e këtyre inskenimeve për politika ditore. Po ashtu kërkojmë nga MPB-ja që t’i zbardhë këto raste menjëherë, ndërsa aktorët të nxirren para drejtësisë, përfshirë edhe ideatorët.

Kur Besa t’i fitojë zgjedhjet parlamentare, ajo do të angazhohet fuqishëm për departizimin e strukturave të sigurisë dhe reformimin e saj, me qëllim që ajo ta kryejë punën në mënyrë profesionale, me çka do ta minimizojë hapësirën që të ndodhin raste të këtilla barbare ndaj popullatës së pafajshme', thonë nga Lëvizja. /Telegrafi/