Please enter at least 3 characters.

Leonora me dy bashkëpunime në vitin 2017

2017/01/leo.png

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, përpos duetit që ka publikuar për fundvit me Ramadan Krasniqi-Dani, ka edhe një bashkëpunim tjetër.

Fjala është për bashkëpunimin me Dritëro Shaqirin.

“Është një bashkëpunim me Danin i cili po promovohet për festa dhe është një me Dritëro Shaqirin, që po mendoj se në vitin 2017 është mjaftueshëm”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Jakupi e ka vlerësuar vitin 2016 si shumë të suksesshëm për të qoftë në aspektin profesional, por edhe në atë personal.