Please enter at least 3 characters.

Leonardo DiCaprio fotografohet në momente intime me të dashurën gjatë pushimeve

2019/08/l4-1-e1565362837890.jpg

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi me të dashurën, në Positano të Italisë.

Fituesi i çmimit "Oscar", dhe Camila Morrone, janë fotografuar së fundmi duka ndarë momente intime me njëri-tjetrin, në jahtin e tyre luksoz.

DiCaprio ishte i veshur me rroba banje të zeza, gjersa e dashura e tij 22 vjeçare dukej mjaft atraktive në një palë bikini njëpjesëshe.

Sipas burimeve, thuhet se dyshja kohëve të fundit po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, me çka edhe po ngjallin aludime për një fejesë të mundshme së shpejti.

Se janë mëse të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, këtë më së miri e tregojnë edhe fotografitë e paparacëve, të cilat sjellin çastet kur çifti shijojnë intimitetin e tyre në një xhakuzi,

Pushimet për dyshen filluan pas premierë së filmit “Once Upon a Time in Hollywood” - film ky në të cilin 44-vjeçari luan një prej roleve kryesore. /Telegrafi/