Please enter at least 3 characters.

Leonardo: Ancelotti, refuzoje Realin

2016/01/f.0519131145533_m.jpg

Italiani po spekulohet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin, por Leonardo thotë se do të bëjë të pamundurën për të mbajtur Carliton në Paris.

“Situata e Carlo Ancelottit është sikurse me ndonjë lojtar tjetër, i cili ka një ofertë në tavolinë. Ai do të na japë informacione për atë që do të vendosë. Sinqerisht, ne nuk e diimë”.

“Ne duam të bëjmë këtë një klub të madh, të jetë konkurrues në Ligën e Kampionëve për 10 vitet e ardhshme. Nëse Real Madridi dhe Barcelona do të më kërkonin sot, unë do të refuzoja dhe do të qëndroja këtu. Këtu kemi një sfidë që nuk e kemi në klubet tjera të mëdha”, ka thënë Leonardo për Le Parisien. /Telegrafi/