Please enter at least 3 characters.

L’ENVOI

Irving Layton (1912–2006), më 25 mars 1976

Foto: John McNeill

Poezi nga: Irving Layton
Përktheu: Fadil Bajraj

Nëse kjo do të ishte poezia
e fundit
absolutisht e fundit
që do të shkruash ndonjëherë,
çfarë do të shkruash?

“Oj Botë, oj ti kurva plakë qelbanike
ka qenë fantastike të të njoh;
të njoh diellin, hënën, yjet, femrat e bukura
dallgët dhe varret

Tash po të lë
për një që nuk ka kurrfarë ere
një urnë greke
Natën e mirë dhe lamtumirë”