Lenjani kthehet ndaj Francës
30/04/2015
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, ishte në një formë mjaftë të lartë në takim me Armeninë, por u lëndua për ta vazhduar ndeshjen me lëndim dhe për ta fituar atë falë asistimit maestral për Shkëlzen Gashin që shënoi golin e fitores 2-1.
Lenjani ka shkruar në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, se tani është duke stërvitur dhe se do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Kombëtarja jonë e zhvillon më 13 qershor ndaj Francës.
“Lëndimi ndaj Armenisë më la jashtë fushave që një muaj dhe tani jam rikthyer në stërvitje. Do të jem i gatshëm për klubin tim Rennes dhe Shqipërinë time në takimin e qershorit ndaj Francës. #kuqezi”, shkroi Lenjani. /Telegrafi/


