Please enter at least 3 characters.

Lëndohet një person nga aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën e UÇK-së, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai po ashtu tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/