Please enter at least 3 characters.

Lëndohet një person në Skenderaj, u rrokullis me traktor

2016/08/Traktor.jpg
29:"Shutterstock / Jorg Hackemann

Një person është lënduar ditën e diel pasi është rrokullisur me traktor në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

"Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke lëvruar në arën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv", njofton policia./Telegrafi/