Please enter at least 3 characters.

Lëndohen pesë femra në një aksident trafiku në Skenderaj

2016/08/aksident-3-1.jpg

Pesë femra janë lënduar në një aksident trafiku në mes dy veturave në Klinë të Epërme të Ferizajt njofton policia e Kosovës.

Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, duke lëvizur me veturën Land Rover, në rrethana të panjohura kalon në shiritin e kundërt qarkullues, me ç’rast ndeshet me veturën Seat me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë pesë pasagjere. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ne Shtëpinë e Shëndetit, ndërsa dy prej tyre dërgohen për tretman te mëtutjeshëm ne Spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për te arrestuar.