Please enter at least 3 characters.

Leicester interesohet për Rashicën

2019/07/milot-rashica-2.jpg
315:"LOHNE BEI VECHTA, GERMANY - JULY 30: Martin Harnik of Bremen (R) celebrates the first goal with Milot Rashica of Bremen (L) during the Pre Season Friendly Match between VVV Venlo and Werder Bremen at Heinz-Dettmer-Stadion Lohne on July 30, 2018 in Lohne bei Vechta, Germany. (Photo by Christof Koepsel/Getty Images)
12:"Getty Images

Milot Rashica është shpallur prej anës së tifozëve të klubit Werder Bremenit si lojtari më i mirë i ekipit.

Reprezentuesi i Kosovës ka pasur një sezon fantastik në sezonin që lamë pas në Bundesligë duke shënuar nëntë gola dhe ka pasur pesë asistime.

Kjo ka bërë që lojtari të jetë në qendër të vëmendjes së shumë skuadrave duke përfshirë edhe ekipin anglez të Leicester Cityt.

Kjo e fundit thuhet se po kërkon që të përforcohet para fillimit të sezonit të ri dhe njëri ndër lojtarët që po interesohen është edhe këmbëshpejti i dardanëve.

Gjithashtu 23-vjeçari raportohet se është kërkuar edhe nga Benfica, ku klubi gjerman ka refuzuar 18 milionë euro.

Ndryshe, Rashica gjatë javës së ardhshme pritet t'i bashkohet ekipit për fazën përgatitëse për sezonin e ri të kampionatit gjerman. /Telegrafi/