Please enter at least 3 characters.

Leicester City mposht Chelsean në Stamford Bridge, Blutë mbesin mbrapa në garën për titull

2018/12/Vardy-Chelsea.jpg
267:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 22: Jamie Vardy of Leicester City scores his teams first goal during the Premier League match between Chelsea FC and Leicester City at Stamford Bridge on December 22, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Leicester City me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi Chelsea, të cilët krijuan shumë raste, por pa arritur ta tundin rrjetën.

Rastet më të mirë në këtë pjesë ishin ai i Eden Hazard (30'), goditja e të cilit u ndal nga tranversa, ndërsa goditja e Willian (43') u prit nga portieri mysafirë.

Goditja e Hazard u ndal nga traversa (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e dominuar nga vendasit, por që mysafirët befasuan duke gjetur golin.

Luhej minuta e 51-të e ndeshjes, kur James Maddison jep një asistim të mirë për Jamie Vardy, i cili shënon një gol të bukur për 0-1.

Pas këtij goli, Blutë u hodhën në sulm me të gjitha forcat, duke krijuar shumë raste, ku më i miri ishte ai i Marcos Alonso (90+), i cili u ndal nga shtylla dhe Leicesteri mori një fitore të madhe.

Momenti i golit nga Vardy (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj humbje, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 37 pikë, po aq sa ka Arsenali në vendin e pestë dhe 11 pikë mbrapa liderit Liverpoolit, ndërsa Leicesteri ka 25 pikë në pozitën e nëntë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë udhëtojnë te rivalët lokal të Watfordit, ndërsa Dhelprat e presin në shtëpi Manchester Cityn. /Telegrafi/