Leicester City ka gjetur mënyrën për ta mbajtur Vardyn
04/12/2015
Reprezentuesi 28-vjeçar është duke kaluar nëpërmjet një forme të jashtëzakonshme, ndërsa ka arritur të hyjë në histori duke e thyer rekordin e legjendës së Manchester United, Ruud van Nistelrooy.
Në anën tjetër skuadra angleze zbulohet se ka gjetur mënyrën e mbajtjes së tij në skuadër duke i ofruar pagë të re rreth 90 mijë funte në javë.
Sigurisht që për lojtarin, i cili ka arritur të shënojë gol në 11 ndeshje radhazi janë interesuar klube të mëdha si Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid.


