Please enter at least 3 characters.

Ledioni akuzohet se vjedh shtetin, i publikohen foto të shtëpisë (Foto)

2016/01/11092994_345497168973588_697148339_n-e1452166707391.jpg

Moderatori i njohur i “TopChannel”, Ledion Liço, i cili merr mesatarisht një rrogë mujore prej 4 milionë e 200 mijë lekësh, prej dhjetë vitesh vjedh shtetin.

Ai prej dhjetë vitesh nuk paguan energjinë elektrike në shtëpinë e tij dhe këtë gjë e ka denoncuar përmes një postimi në profilin e tij të Facebook-ut gazetari Bledi Mane, shkruar albeu.

“Kjo shtëpi është ndërtuar si fillimi ilegalisht në rrugën “Teki Selenica” në periferinë lindore të Tiranës. Më pas të zotërit e saj filluan procesin e legalizimit.

Banesa është pronë e Besnik, Shpresa Liços si edhe e katër fëmijëve të tyre. Nuk është ndonjë shtëpi e bukur apo e famshme si ajo e Big Brother-it të Top Channel, por brenda kësaj shtëpie periferike jeton prezantuesi i fundit i Big Brother, ylli me shkëlqim të sforcuar Ledion Liço.

Kjo shtëpi ka 10 vjet që vjedh e nuk paguan energjinë elektrike. Ka 10 vjet kjo shtëpi që abuzon dhe grabit pronën publike. Ka 10 vjet që tallet me mijëra abonentë korrektë anembanë Shqipërisë duke u bërë karshillëk.

Dhe turpi e mëkati dhjetëfishohen kur mendon se Ledion Liço këto dhjetë vjet është paguar nga Top Channel me një pagë mujore mesatare 4 milionë e 200 mijë lekë, e ndërkohë ka hezituar të paguajë faturën 120 mijë lekëshe të energjisë.

Shko urgjent shlyej detyrimet Ledion, kërko urgjent falje publike e me pas kërko të bëhesh drejtor televizioni. Edhe hajdut edhe drejtor, sikur nuk shkon o ersekariLedion Liço!”.